Categories: kosovë

Nexhmedin Shehu: LDK-ja u nda për herë të tretë, pasojat për Kosovën mund të jenë të paparashikueshme

Publicisti Nexhmedin Shehu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e konsolidimit institucional dhe për llogaritjet politike që, sipas tij, po cenojnë stabilitetin e vendit.

Të lidhura

None found

Sipas Shehut, subjektet politike mund të fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar, por ndarja e LDK-së për të tretën herë mbetet një fakt i pakundërshtueshëm.

“Mund t’ia adresojmë fajin për moskonsolidimin njëri-tjetrit dhe secili secilit, por një fakt mbetet i pamohueshëm: LDK-ja, fatkeqësisht, u copëtua për të tretën herë”, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se këtë herë efektet e përçarjes mund të shtrihen përtej vetë LDK-së dhe të prekin edhe Kosovën.

“Kësaj radhe, pasojat mund të jenë të paparashikueshme jo vetëm për vetë LDK-në, por edhe për Kosovën”, është shprehur Shehu.

Publicisti ka vlerësuar se veprimet politike që zhvillohen në dëm të funksionimit institucional krijojnë një rrezik serioz për vendin.

“Kalkulimet politike në kurriz të stabilitetit institucional bartin rrezik të madh”, ka thënë ai.

Shehu ka kritikuar edhe qëndrimin që e cilëson si “mëri të sëmurë” ndaj rezultatit të shprehur nga qytetarët përmes votës. Sipas tij, kjo qasje është përsëritur tashmë për të tretën herë.

“Mëria e sëmurë ndaj verdiktit demokratik të qytetarëve, tashmë për të tretën herë, tregon rrugën pa krye në të cilën disa subjekte politike dhe deputetë — që, siç duket, ‘më shumë problem e kanë Albinin sesa Listën Serbe’ — e kanë futur Kosovën”, ka deklaruar publicisti.

Ai ka nënvizuar se interesat partiake, pakënaqësitë personale dhe tentativat për të ndryshuar përmes manovrave rezultatin e zgjedhjeve nuk duhet të prevalojnë mbi interesin shtetëror.

“Interesat partiake, inatet personale dhe përpjekjet për ta përmbysur me manovrime atë që është shprehur me votë, nuk mund të vendosen mbi interesin e shtetit”, ka theksuar Shehu.

Në vlerësimin e tij, demokracia nuk kufizohet vetëm te pjesëmarrja në zgjedhje. Ajo kërkon edhe pranimin e vullnetit të shumicës, ndërsa kundërshtimi duhet të bëhet përmes institucioneve.

“Demokracia nuk nënkupton vetëm të drejtën për të garuar, por edhe detyrimin për ta pranuar vullnetin e shumicës dhe për ta kundërshtuar atë institucionalisht”, ka thënë ai.

Shehu ka shprehur shpresën që zhvillimet e ardhshme politike të mbahen brenda kuadrit institucional, Kushtetutës dhe parimeve të rendit demokratik.

“Uroj që, pavarësisht gjithçkaje, zhvillimet të mbeten brenda institucioneve, Kushtetutës dhe rendit demokratik”, ka deklaruar publicisti.

Ai ka përmbyllur qëndrimin e tij duke thënë se Kosovës i duhen përgjegjësi politike, dialog dhe stabilitet, në vend të një tjetër krize institucionale, pasojat e së cilës do t’i bartnin qytetarët.

“Kosovës i duhet përgjegjësi politike, dialog dhe stabilitet — jo një krizë e re, çmimin e së cilës, në fund, do ta paguajnë qytetarët”, ka përfunduar Nexhmedin Shehu.

të fundit

Kuadri ligjor i Kosovës për antidiskriminimin është bashkëkohor, por zbatimi në terren has pengesa të shumta

Avokati i Popullit ka publikuar Raportin Vjetor për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025, në të…

47 seconds ago

Procedurë disiplinore e UEFA-s ndaj dy yjeve të Fenerbahçes

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj mesfushorit të Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, dhe sulmuesit Mason Greenwood, pas përplasjes së tensionuar në…

5 minutes ago

Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Qeveria nuk kontrollon territorin, por sulmon Instagramin e protestuesve

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj situatës së sigurisë në vend dhe sulmeve të fundit digjitale ndaj llogarive të…

12 minutes ago

Hoxha: U paguan 461,5 milionë denarë subvencione për 23.874 fermerë

Sot është realizuar pagesa e subvencioneve për drithërat dhe kulturat e tjera të arave. Gjithsej 461,5 milionë denarë janë paguar…

13 minutes ago

Durmishi: Mbështetja financiare fuqizon investimet dhe konkurrueshmërinë e kompanive vendore

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot vizitoi kompanitë “Vitalia Nikolla”, “Polyesterday” dhe “BB Kontinent Metal”, të cilat janë…

13 minutes ago

Mickoski: Deklarata e Magjarit nuk lidhet me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Hristijan Mickoski është i bindur se deklarata e kryeministrit hungarez Peter Magjar se Hungaria nuk mbështet një proces të…

14 minutes ago