Kombëtarja shqiptare është qetësuar para sfidës me Serbinë. Rey Manaj është rikthyer në stërvitje me kuqezinjtë dhe siç duket është gati për ndeshjen me Serbinë.
Gjendja gripale e këtyre ditëve e kishte lënë sulmuesin nga Lushnja jashtë grupit. Por sot është rikthyer, duke qetësuar stafin e Kombëtares, duke u stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve.
Në seancën e sotme stërvitore, Manaj i kreu të gjitha ushtrimet, si gjithë lojtarët e tjerë. Tashmë, 28-vjeçari është një kandidat serioz për vendin e titullarit.
Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 20:45.