Në planet e klubeve të kampionatit të Arabisë Saudite nuk është vetëm Vinicus Junior. Së fundmi, sauditët kanë shprehur interes dhe për Raphinhan, sulmuesin e Barcelonës.
Megjithatë, ylli katalanas e ka refuzuar kategorikisht ofertën e lindjes së mesme. Në një intervistë për “France Football”, Raphinha është shprehur se do të qëndrojë gjithmonë te Barcelona.
Të lidhura
None found
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë të qëndroj në Barcelonë. Ndjeva besimin e të gjithëve në këtë klub, e dija vlerën time dhe çfarë mund t’i jepja Barcelonës çdo ditë.”, u shpreh Raphinha.
