Puthja fatale, FIFA pezullon me 3 vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit

Ish-Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

Më përpara ish-Presidenti i Federatës Spanjolle u pezullua nga futbolli për 90 ditë nga FIFA më 26 gusht mbi sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra.

Ky dënim vjen sepse Rubiales puthi në buzë lojtaren spanjolle Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Sydney më 20 gusht.

Ai gjithashtu kapi pjesët intime të saj për të festuar fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë dhe mbajti lojtaren spanjolle Athenea del Castillo mbi supe gjatë festimeve pas ndeshjes.

Ndërsa Rubiales fillimisht u përpoq të vazhdonte rolin e tij, ai më pas dha dorëheqjen si president i federatës spanjolle dhe një nënkryetar i UEFA-s muajin e kaluar, dhe tani është dënuar për një shkelje të nenit 13 të kodit disiplinor të FIFA-s.

Rubiales është nën hetim penal në Spanjë, ndërkohë ai mohon çdo akuzë. FIFA nuk publikoi detaje të vendimit të marrë nga gjyqtarët e komitetit të saj disiplinor./albeu.com


Shtuar 30.10.2023 14:19