Punimet drejt fundit, ja si duket stadiumi i ri i Partizanit (VIDEO)

Klubi i Partizanit duket se më në fund është në rrugën e duhur drejt përfundimit të punës për ndërtimin e kompleksit të ri të të kuqve dhe ka marrë formë të paktën sa i përket ngritjes të strukturave.

Kjo shihej edhe nga një video e publikuar në ditët e fundit në YouTube. Pamjet me dron mbi kompleksin e të kuqve të Tufinë tregojnë se është ndërtuar plotësisht si stadiumi me të dy tribunat, bashkë me kullat e ndriçimit.

Edhe ndërtesa e shërbimeve në krah të ministadiumit ka përfunduar, ndaj mbetet tashmë vetëm shtrimi i fushave së stadiumit dhe atyre stërvitore, në mënyrë që pak nga pak, ekipi i parë dhe akademia të zhvendosen në kompleksin e ri të paktën për zhvillimin e fazës stërvitore.


Shtuar 20.01.2022 22:27