Siç raporton gazeta L’Equipe këtë të shtunë në skuadrën franceze ata tashmë kanë marrë një vendim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, duke zgjidhur kështu një dyshim që ka mbetur.
Klubi francez ka zgjedhur portierin titullar. Ai është Gianluigi Donnarumma, performancat e të cilit kanë bindur më shumë. Kështu, Keylor Navas pritet të largohet në verë.
Nuk kanë shumë mundësi për t’u rikthyer as Sergio Rico i huazuar te (Real Mallorca), Marcin Bulka (Nice) dhe Alphonse Areola (West Ham). /albeu.com/