Paris Saint-Germain është duke i kushtuar vëmendje të madhe paraqitjeve të Michael Olise në Kupën e Botës 2026, sipas raportimeve të mediave gjermane.
Sipas Kicker, Luis Enrique, trajneri i kampionëve francezë, po i ndjek nga afër performancat e sulmuesit të Bayern Munichut, ndërsa klubi po shqyrton mundësinë e realizimit të një transferimi të madh gjatë kësaj vere.
None found
Në veçanti, raporti nënvizon se Enrique po studion mënyrën se si Olise bashkëvepron në kombëtaren franceze me yjet e PSG-së, Ousmane Dembele dhe Desire Doue, një element që mund të ndikojë në planet e klubit parisien për afatin kalimtar.
24-vjeçari është shfaqur si një prej futbollistëve më të dalluar të Francës në këtë Botëror, ku ka spikatur në rolin e numrit 10.
Në vetëm dy ndeshje, ai ka dhuruar katër asistime dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në sukseset e “Les Bleus”.
Megjithatë, Bayern Munich nuk pritet të heqë dorë lehtësisht nga një prej lojtarëve të tij kyç.
Për ta bindur klubin bavarez që të shesë francezin, PSG-së do t’i duhej të vinte me një ofertë rekord.
Për Olisen është përfolur edhe Real Madridi, por klubi spanjoll ka bërë së fundmi të ditur se nuk ka ndërmend të lëvizë për të gjatë kësaj vere.
Sipas raportit, në rast largimi nga Bayerni, vetë Olise do ta preferonte një kalim te gjiganti madrilen.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…