Michael Olise, sulmuesi i Bayern Munichut, e ka shprehur hapur synimin që gjatë kësaj vere të transferohet te Real Madridi.
Sipas mediave franceze, futbollisti 23-vjeçar u ka treguar personave pranë tij dhe shokëve të skuadrës se dëshiron të luajë për klubin spanjoll. Ai gjithashtu ka kërkuar informacion nga lojtarët e përfaqësueses franceze që kanë lidhje me ekipin nga Madridi.
None found
Në përpjekje për ta bindur të ndryshojë qëndrim është përfshirë Dayot Upamecano, bashkëlojtar i Olises si te Bayern Munichu, ashtu edhe te Franca.
Mbrojtësi francez, i cili zhvilloi një Kupë të Botës në nivel të lartë, ka marrë përsipër një lloj “misioni” për ta mbajtur Olisen te kampioni gjerman.
Raportimet thonë se Upamecano e ka ngacmuar vazhdimisht me shaka të tipit: “Nuk mund të largohesh!”, por argumenti i tij shkon përtej humorit.
Sipas tij, Bayerni mbetet një prej klubeve më të forta të Evropës, ku Olise mund të luftojë për trofe të mëdhenj dhe të vijojë rritjen e tij në një mjedis konkurrues.
Gjithsesi, vullneti i sulmuesit për të kaluar te Real Madridi duket i fortë dhe kjo çështje nuk ka mbetur pa u vënë re në klubin bavarez.
Olise vlerësohet ndër talentet më të dalluar të futbollit evropian dhe një lëvizje e mundshme drejt “Santiago Bernabéu” do të përbënte një nga transferimet më të bujshme të këtij afati kalimtar.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…