PSG siguron lehtësisht 3 pikë ndaj Reims, vjen goli i parë nga Ramos (VIDEO)

PSG ka arritur të marrë një fitore lehtësisht përballë Reims në “Parc des Prices” në kuadër të javës së 22 të Ligue 1.

Vendasit arritën ta zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me mesushorin, Verrati duke shkuar në pushim me avantazhin minimal.

Në pjesën e dytë ishte momenti për golin e parë të Ramos me fanellën e PSG-së dhe i dyti për “parisienët” në këtë ndeshje në miunutën e 62.

Vetëm 5 minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë i cili ishte një autogol nga Faes. Në minutën e 75 do të vinte edhe i 4 dhe i fundit për këtë ndeshje nga Danilo.

PSG me këtë fitore forcon kreun me 53, plot 11 pikë nga Nice ndjekëse dhe Reims në vendin e 14 me 24 pikë. r.t/albeu.com

PSH


Shtuar 23.01.2022 23:08

Tags: , ,