PSG po mendon për zëvendësuesin e Mbappe, piketohet sulmuesi i Atl Madrid

Duket se dhe vetë klubi francez po fillon të besojë se Mbappe i ka ditët e numëruara tek PSG.

Real Madrid i është vënë pas sulmuesit francez dhe ngjasat janë se ai do të nënshkruaj për ta. Kështu, Pochettino i ka bërë një kërkesë klubit të interesohen për sulmuesin portugez, Jao Felix.

Sipas “Sport.es”, portugezi nuk është i kënaqur me rolin e tij tek Atletico Madrid dhe do të preferonte të ndryshonte klub. Megjithatë PSG do të ketë konkurrentë të fortë Manchester Cityn i cili ka kohë që e vëzhgon 22-vjeçarin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 21:44