PSG kthehet te fitorja në Ligue 1 pas dy barazimeve, mposht pastër Brest (VIDEO)

PSG dhe Brest janë përballur ditën e sotme në kaudër të javës së 21 të Ligue 1 në  “Parc des Princes”.

Vendasit kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0, duke u rikthyer kështu te fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32 me Kylian Mbappe pas një asisti të Ëijnaldum.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve ndërsa në të dytën, Kehrer do të dyfishonte në minutën e 53 që do të ishte edhe goli që do të përcaktonte edhe rezultatin përfundimtar.

PSG pas fitores vazhdon të kryesojë i vetëm më 50 pikë, 11 pikë më shumë se Nice e vendit të dytë, ndërsa Brest në vendin e 13 me 25 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 23:09

Tags: , ,