PSG ka gati 130 milionë euro për yllin që do ta zëvendësojë Mbappen

Largimi i Kylian Mbappes ka lënë një boshllëk dhe Paris Saint Germain po duan ta zëvendësojë sa më shpejtë.

Ylli francez u largua nga parisienët si një futbollist i lirë për të kaluar te Real Madrid, ndërkohë PSG po kërkon një zëvendësues të denjët për Mbappen.

Objektivi kryesor i tyre është transferimi i Victor Osimhen, edhe pse asnjëherë nuk është e lehtë të transferosh një lojtar nga Napoli.

Me një klauzolë përfundimi të përcaktuar në 130 milionë euro, Osimhen bëhet një nga objektivat më të shtrenjtë dhe më të lakmuar në tregun aktual.

PSG-ja, e ndërgjegjshme për konkurrencën dhe sfidën financiare që përfaqëson ky operacion, është e gatshme të vendosë në tavolinë shumën e nevojshme për ta transferuar nigerianin në Parc des Princes.

‘Le10Sport’ ka raportuar se parisienët tanimë janë në bisedime të avancuara me Napolin dhe duan me çdo kusht rikthimin e Osimhen në Ligue 1, ku nigeriani më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Lille.

Përveç PSG-së në garë për Osimhen mbeten edhe dy top skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/


Shtuar 19.06.2024 11:03

Tags: ,