Categories: sport

Manchester City blindon Gvardiolin: Nënshkruan kontratë të re deri në 2031

Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht se Josko Gvardiol do të qëndrojë në “Etihad” pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, e cila e mban mbrojtësin kroat të lidhur me kampionët anglezë deri në verën e vitit 2031.

24-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës nga RB Leipzig në vitin 2023 për një shifër që arrin rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij aktuale, por klubi vendosi ta sigurojë me një marrëveshje të re pesëvjeçare.

Të lidhura

None found

Pas firmosjes, Gvardiol nuk e fshehu kënaqësinë për vazhdimësinë e aventurës së tij në Manchester.

“Në momentin që mësova se Man City donte të më ofronte një kontratë të re, e dija menjëherë se çfarë dëshiroja. Nuk ka klub më të mirë në botë për të luajtur”, u shpreh lojtari kroat.

Ai shtoi gjithashtu vlerësimin për talentin e bashkëlojtarëve dhe objektivat afatgjata. “Grupi që kemi është i jashtëzakonshëm. Kemi një skuadër të re, plot cilësi dhe potencial. Jam i bindur se do të arrijmë gjëra të mëdha në vitet e ardhshme.”

Që nga momenti i transferimit te City, Gvardiol ka fituar pesë trofe, duke përfshirë Premier League dhe FA Cup, dhe është kthyer në një nga boshtet kryesore të repartit mbrojtës.

Edhe drejtori sportiv Hugo Viana e mirëpriti rinovimin. “Josko është një lojtar në të cilin ky klub ka besim të plotë. Edhe pse shumë i ri, ai tashmë radhitet ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Manchester City është i përkushtuar t’i mbajë talentet e tij më të çmuara dhe jemi tepër të kënaqur që ai ka nënshkruar një kontratë të re”, deklaroi Viana.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

18 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

54 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago