Shumë emra të mëdhenj të futbollit janë mbledhur në Mynih për të shikuar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Interit.
PSG dhe Interi do të luftojnë sonte (e shtunë) mes vete në “Allianz Arena” nga ora 21:00, për trofeun më të madh të ekipeve në Evropë.
Kjo përballje po pritet me entuziazëm të madh nga tifozët e futbollit, por në Mynih janë mbledhur edhe shumë legjenda, të cilët duan ta shikojnë nga afër finalen.
Mediumi TNT Sport është përkujdesur që shumë nga ta t’i intervistojë dhe të marrë parashikimin e tyre për fituesin e finales së Ligës së Kampionëve.
Shumica nga legjendat e futbollit e shohin PSG-në si favorit ndaj Interit, por kishte edhe nga ata që mendojnë se ndeshja do të mbyllet baras dhe loja do të shkoj në penallti.
Marcelo, Andres Iniesta, Edwin Van der Sar, Gareth Bale, Petr Cech, Cafu, Claude Makelele, Joe Cole, Robert Pires, Rio Ferdinand, Peter Crouch, Wesley Sniejder dhe Paul Scholes ishin disa nga legjendat që parashikuan rezultatin.
Më poshtë keni videon ku mund t’i shikoni parashikimet e legjendave të futbollit rreth finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
View this post on Instagram