Një “konflikt” interesant brenda PSG-së çoi në “zhdukjen” e këpucëve sportive të Leo Messit gjatë prezantimit të fanellave të bardha të klubit francez.
Gjegjësisht, në foton e përbashkët të lojtarëve që kanë pozuar në foto, dukeshin të gjitha këpucët dhe atletet e futbollistëve të pranishmëve, përveç të Leo Messit.
Aty klubi ka vendosur një mbishkrimi në foto, ku mbulohen tërësisht këmbët e tij. Arsyeja është në thelb shumë e thjeshtë. Sponsor i PSG-së është Nike.
Messi është i lidhur me konkurrentin kryesor të tyre, Adidasin, kështu që parisienët duhej të shmangnin një konflikt interesi midis dy markave të mëdha.
Sipas Le Parisien, shumica e futbollistëve të PSG-së veshin produkte e Nikes, plot 15 lojtarë.
Pastaj vijnë 13 që veshin Adidas, dy janë me Puma, ndërsa Ramos është besnik i markës Mizuno.