Pse Cristiano Ronaldo nuk votoi për çmimin “The Best”, pavarësisht se ishte kapiten i Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka tashmë një kohë që nuk po përfshihet në listën e çmimeve të ndryshme botërore, gjersa rivali i tij i përjetshëm – Lionel Messi u shpall lojtari i vitit për meshkuj për vitin 2023 në ceremoninë e çmimeve The Best nga FIFA.

Sulmuesi portugez nuk hodhi një votë pavarësisht se kishte të drejtë ta bënte këtë për shkak të statusit të tij si kapiten i Portugalisë.

Ronaldo – i cili ka qenë i përfshirë në një betejë kokë më kokë me Messin për t’u konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për shumë vite tani – nuk hodhi një votë, pasi sulmuesi i Al-Nassr nuk u nominua për të fituar çmimin vetë.

Kapitenëve të ekipeve kombëtare u jepet përgjegjësia e votimit në çmime, por u vu re se Kepler Ferreira votoi në vend të tij. Ky është emri i vërtetë i mbrojtësit aktual të Porto dhe ish-lojtarit të Real Madridit, Pepe.

Për Goal, u konfirmua nga FIFA se Pepe mori përgjegjësitë e votimit pas paraqitjes së Portugalisë në Kupën e Botës 2022, e cila e pa Ronaldon kryesisht të kufizuar në paraqitjet zëvendësuese. Prandaj, nuk duket se pesë herë fituesi i Topit të Artë u tërhoq nga procesi për shkak të zhgënjimit në mospërfilljen e tij personale. I njëjti proces u ndoq edhe këtë vit, ku në vend të Ronaldos votën e Portugalisë e hodhi zëvendëskapiteni, Pepe.

Pepe votoi për Bernardo Silvan me pikë maksimale (5), Erling Haaland (3) dh Victor Osimhen (1). /Telegrafi/


Shtuar 18.01.2024 09:03