sport

Protestat dhe dhuna në Iran/ Ankth për Asanin dhe Lushkjen, prej një jave pa internet dhe telefona, trajneri i sulmuesit është kyçur nga frika në ambasadë

Jasir Asani dhe Regi Lushkja, padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e klubeve vendase.

Protestat popullore dhe shtypja e tyre me dhunë në Iran ka paralizuar vendin, duke sjellë pasoja edhe për dy futbollistët shqiptarë që janë përkatësisht pjesë e Esteghlal dhe Traktor FC.

Të lidhura

None found

Si Asani, ashtu edhe Lushkja, janë zhdukur prej një jave nga rrjetet sociale, ashtu si në fakt i gjithë futbolli e jo vetëm në këtë vend.

Shkak është bërë ndalimi i sinjalit të internetit që nga fillimi i protestave me urdhër të shtetit iranian dhe gjithashtu edhe i sinjaleve të kompanive të telefonisë celulare, duke bërë të pamundur lidhjen me botën jashtë.

Një situatë kaotike, pasi nuk jepen informacione mbi atë që po ndodh edhe me shtetasit e huaj në këtë vend. Situata është aq ekstreme, sa kush ka mundur, është strehuar në ambasadat apo konsullatat e shteteve përkatëse.

 

 

Vetë trajneri i Esteghlal, skuadrës së Asanit, portugezi Rikardo Sa Pinto, është mbyllur prej dy ditësh në ambasadën e Portugalisë në Teheran.

Ai ka postuar disa video në rrjete sociale për t’u treguar të gjithëve se ishte shëndosh e mirë.

“Unë jam detyruar të vij këtu pasi nuk kam pasur internet prej shumë kohësh dhe nuk kisha as sinjal në celular. Po presim me ankth të mësojmë se çfarë po ndodh apo çfarë mund të ndodhë, por për momentin jemi shëndosh e mirë”, tha ai duke treguar se kishte shkuar në ambasadë bashkë me stafin e tij teknik.

 

 

Ndërkohë, nuk ka për momentin informacione si për Asanin, ashtu edhe për Lushkjen, klubet përkatëse të të cilëve kanë ndërprerë publikimet në internet dhe rrjete sociale prej më shumë se një jave, ashtu si edhe vetë futbollistët në fjalë.

të fundit

Koncentrati serb “SELECT MILK GR” tërhiqet nga tregu me urdhër të AUV-së për shkak të Aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të koncentratit për lopë qumështore “SELECT MILK GR”, pasi…

1 minute ago

Lepaja para vendimit në Hagë: Qytetarët të mos bien në kurthin e Serbisë

Në prag të vendimit të pritshëm më 16 shtator ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, në Kosovë…

3 minutes ago

Aflatoksinë mbi normën në produktin nga Serbia, Armend Muja urdhëron tërheqjen dhe ndalon importin

Ministri Armend Muja ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të përkohshme parandaluese dhe kontrolle të intensifikuara për aflatoksinën, me qëllim…

14 minutes ago

Tensions in the Baltic escalate: Russian flares near Danish helicopter and drone shot down in Lithuania

Një anije luftarake ruse qëlloi dy fishekzjarrë drejt një helikopteri ushtarak danez në Detin Baltik, ndërsa avionët luftarakë të NATO-s…

25 minutes ago

Thousands of supporters gather in The Hague ahead of verdict on former KLA leaders

Qindra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të shpalljes së vendimit…

26 minutes ago

After arrest over assault suspicions, Reform UK leader in Wales steps down: “I have done nothing wrong

Dan Thomas, udhëheqësi i Reform UK në Uells dhe lideri i opozitës në Senedd, ka dhënë dorëheqjen pasi u arrestua…

26 minutes ago