Jasir Asani i ka dhënë fund qëndrimit të tij në Shqipëri, aty ku kishte kaluar ditët e pushimeve, dhe është rikthyer në Iran.
Klubi i Esteghlal ka publikuar së fundmi foto nga stërvitja, ku shfaqet edhe 30-vjeçari shqiptar.
None found
Në këtë mënyrë, ish-sulmuesi i Partizanit është rikthyer te “blutë” e skuadrës iraniane, duke rifilluar përgatitjet pas ndërprerjes së shkaktuar nga trazirat në Lindjen e Mesme.
Asani kaloi një periudhë të gjatë në Tiranë dhe madje gjatë kësaj kohe u stërvit edhe me Partizanin.
Megjithatë, e ardhmja e tij vijon të mbetet e paqartë, ndërsa vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte deklaruar pak kohë më parë se ekzistonte mundësia e një transferimi te Getafe në LaLiga spanjolle.
Deri në këto momente, megjithatë, nuk ka asnjë zhvillim konkret.
Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën për një performancë gjatë së cilës u shfaq…
Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të…
Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet…
Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…