Protagonist absolut me 5 gola në 3 ndeshjet e fundit/ Ernest Muçi thumbon Beshiktashin: Tani mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, ka ndihmuar sot Trabzonsporin me dy golat e tij që të fitonte 2-1 në transfertë ndaj Goztepe dhe të ngjitej në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas krahëve të Gallatasarajt.

Për Muçin, kjo paraqitje çoi bilancin e tij në 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në kampionat.

Shifra fantastike për futbollistin, i cili padyshim ishte lojtari më i spikatur i kësaj ndeshje, teksa në duelet e fundit ka mbajtur Trabzonsporin në garë për titullin.

Dhe si për ironi të fatit, në javën e ardhshme ai do të ndeshet me Beshiktashin, klubin që nuk besoi te aftësitë e tij dhe e dha në huazim.

“Unë jam krenar për skuadrën tim. Luajtëm një tjetër ndeshje jashtë fushës tonë dhe këto tre pikë do të jenë shumë të mëdha për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjen e radhës”, ishin fjalët e Muçit për sfidën ndaj Goztepe me një thumbim për Beshiktashin.


Shtuar 8.12.2025 08:55