Pronari ganez i minierës së arit dëshiron të blejë Chelsea, Ronaldon dhe Messin (VIDEO)

Plani jashtëzakonisht ambicioz për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich dhe për ta forcuar atë me akoma më shumë yje është bërë i ditur nga Bernard Adwi Boasiako.

45-vjeçari pronar i një miniere ari në Ganë bëri të ditur planet e tij përmes një radiostacioni.

“Dua të marr Chelsean. Unë jam shumë I interesuar. Ata që blejnë skuadra nuk janë futbollistë, por biznesmenë. po ashtu edhe unë. Pra, pse të mos e blini ekipin? Dua të bëj një ofertë”, theksoi ai.

Nëse bëhem pronar i Chelseat, dua të blej Vinicius nga Reali dhe të shes Lukakun. Do të flas edhe me Manchester United për të parë nëse mund ta blej Cristiano Ronaldon, ndërsa do të kërkoj të marr edhe Messin. Abramoviç bëri atë që mundi, tani është koha për të mbështetur një ganez për të blerë Chelsean”.

Megjithatë, raportet afrikane thonë se pasuria e blerësit të mundshëm ganez ndoshta nuk mjafton për të blerë Chelsean, pasi vlerësohet në 76 milionë funte, ndërsa klubi londinez vlerësohet në 3 miliardë. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 18:44