Skuadra franceze e Ligue 1, Monaco ka shkarkuar trajnerin Niko Kovac, sipas burimeve të AFP të afërta me klubin.
Ish-trajneri i Bayern Munichu, Kovac, mori skuadrën franceze në korrik 2020, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me opsionin edhe për një viti tjetër.
Skuadra nga Principata përfundoi e treta sezonin e kaluar, por u eliminua në fillim të Ligës së Kampionëve dhe është e gjashta në Ligue 1, 17 pikë prapa liderit Paris Saint-Germain.
U raportuan gjithashtu për tensione midis 50-vjeçarit dhe anëtarëve të skuadrës duke përfshirë kapitenin Wissam Ben Yedder.
Sipas AFP, klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin kroat shkaku i këtyre problemeve.
Kovac udhëhoqi më parë Bayern Munich, Eintracht Frankfurt dhe ekipin Kombëtar të Kroacisë.
? L’AS Monaco a pris la décision de se séparer de son entraîneur Niko Kovac. Selon nos informations, le club de la Principauté a informé Niko Kovac ce soir de cette volonté de changer d’entraîneur.
— RMC Sport (@RMCsport) December 30, 2021