Pak ditë para publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pse të shqetësohet.
Nga një anë disa lojtarë po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre para portës. Por nga ana tjetër, dëmtimet e zakonshme nuk po u ndahen kuqezinjve.
None found
Një nga emrat e fundit në listë me probleme fizike, është ai i një prej “zbulimeve” të trajnerit të kuqezinjve, mesfushori Julian Shehu.
Mesfushori është kthyer në një kohë të shkurtër në një pikë fikse, në rreshtimin e kuqezinjve dhe padyshim kontributi i tij do të ishte i domosdoshëm ndaj Serbisë.
Por në ndeshjen e të dielës në kampionatin polak, ndaj Rakov, mesfushori shqiptar nuk u kthye në fushë pas pushimit të ndeshjes.
Vetë klubi, në komentin në faqen e internetit të tij pas sfidës, thekson se Shehu nuk mund të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, duke detyruar trajnerin të bënte një zëvendësim.
Një situatë që padyshim bëhet shqetësuese, duke parë edhe dëmtimet e emrave si Ismajli, Kumbulla apo Hoxha para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e kuqezinjve në rrugëtimin e Botërorit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…