Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë në dispozicion kapitenin e ri të kuqezinjve, Berat Gjimshitin. Me sa duket, problemet fizike që shfaqi në ndeshjen e kësaj të enjte ndaj Sporting, nuk do ta mbajnë larg fushave të lojës futbollistin e kuqezinjve duke shuar alarmin në radhët e kuqezinjve para ndeshjes kyçe me Çekinë.
Mbrojtësi i Atalantës la fushën e lojës në ndeshjen e Ligës së Europës për shkak të problemeve muskulore. Një veprim që do të ketë shqetësuar jo pak Silvinjon, i cili sheh te Gjimshiti jo vetëm një lider në prapavijë, por edhe për të gjithë ekipin kuqezi pasi i ka besuar atij së fundmi shiritin e kapitenit.
None found
Por mediat italiane kanë zbuluar se lojtari ka lënë pas problemet, edhe pse do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e mjekëve të Atalantës dhe që sot është kthyer normalisht në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, për të përgatitur sfidën e fundjavës ndaj Lacios.
Gjimshiti ka zhvilluar të plotë të gjithë seancën stërvitore dhe pritet të jetë një kandidat për formacionin titullar në një ndeshje të rëndësishme për bergamaskët, ndaj një rivali për vendet që të çojnë në Europë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…