Pritet t’i bashkohet Kombëtares kuqezi, FSHF ‘sms’ surprizë talentit shqiptar

Adrian Bajrami pritet të jetë i ‘diplomuari’ i rradhës i cili do të bëjë kalimin nga Shqipëria U21 tek Kombëtarja e madhe.

Mbrojtësi i Benficas po zhvillon një sezon të kënaqshëm në Portugali, ndërsa me Shpresat është titullar i padiskutueshëm prej më shumë se 2 vitesh.

Sot ai feston 22-vjetorin e lindjes dhe rrjedhimisht i humbet e drejta për të luajtur me 21-vjeçarët pas këtyre kualifikueseve të Euro 2025 për këtë grupmoshë.

Në këtë ditë të veçantë, FSHF uron Bajramin me një postim në rrjete sociale.


Shtuar 5.04.2024 17:55