Prioritetet e para të pronarëve të ri të Chelsea

Todd Boehly tashmë ka realizuar blerjen e Chelseat nga Roman Abramovich, derisa përkrah tij do të jenë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyys.

Manjati rus i dha fund të padëshirueshëm epokës së tij afro 20 vjeçare në Stamford Bridge, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve që i vendoi Mbretëria e Bashkuar, duke e shikuar atë si person të afërt me Vladimir Putinin.

Derisa Abramovich u la disa klauzola Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij, tashmë kanë filluar punën me disa prioritete bazë.Ata do të ulen fillimisht me trajneri e burrave, Thomas Tuchel dhe atë të grave, Emma Hayes, për t’i diskutuar në detaje planet e tyre për sezonin 2022/23.

Më pas do të nxitojnë për kontrata të reja të lojtarëve, me theks të veçantë në atë të Mason Mount dhe Reece James.

Vëmendje të madhe do të ketë edhe shitja e fanellave dhe gjësendeve të tjera të kërkuara tifozët, pasi dyqani i tyre është i mbyllur që kur u sanksionua Abramovich.

Këto pritet të jenë prioritetet e para të pronarëve të rinj të Chelseat, duke synuar më pas në verë disa transferime të mëdha.


Shtuar 7.05.2022 16:45