“Bomberi” shqiptar, Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Fulham në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, teksa ditën e sotme, kreu edhe seancën e parë stërvitore në “Motspur Park”, nën urdhrat e trajnerit Marco Silva dhe tashmë sulmuesi 22-vjeçar do të grumbullohet menjëherë me skuadrën për transfertën e së shtunë ndaj skuadrës, së Burnley.
Në mungesë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Raul Jimenez, i cili do të qëndrojë larg fushave për disa javë, Broja pritet të debutojë mesditën e 3 shkurtit, në “Turf Moor”, ndonëse nuk dihet ende nëse do ta nisë nga minuta e parë, apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.
None found
Ndeshja e parë në “Craven Cottage” para tifozerisë së Fulhamit, me shumë gjasë do të jetë javën e ardhshme, kur “The Cottagers” do të presin “Qershitë” e Bournemouth në “shtëpi” e sa i përket transfertës ndaj Burnley, Broja dhe Fulham do të provojnë të thyejnë një tabu, pasi nuk fitojnë në atë stadium që prej 1953-shit të largët. /abcnews.al
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për katër…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, doli në mbrojtje të Wojciech Szczesnyt pas gabimit të portierit polak në golin e dytë…
Këtë të enjte, deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur në Kuvend me një element të veçantë në veshjen e tyre.…
Skënder Gega në të majtë dhe ish-krerët e UÇK-sëTë mërkurën u dhanë verdiktet mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…
Pak kohë më parë, Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet, u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet…
Trofeu për lojtarin më të mirë të sezonit pritet të jetë më i luftuari në vitet e fundit, me disa…