Categories: sport

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Skënder Gega: Asnjë proces nuk mund ta ndryshojë historinë

Gjykata Speciale e Hagës shpalli të mërkurën vendimet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Japuk Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i dënuar ata në total me 81 vite burg.

Të lidhura

None found

Vendimi i ashpër është kundërshtuar gjerësisht në opinionin publik dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga figura të sportit. Një prej tyre ishte ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i cili publikoi në profilin e tij në Instagram një “Story” ku shfaqej edhe një poster me numrin e refugjatëve, të vrarëve, të përdhunuarve dhe të zhdukurve.

“Kosova është ndërtuar mbi sakrificën, gjakun dhe herozimin e popullit të saj”, shkroi fillimisht Gega. Duke shprehur mbështetjen për ish-krerët, ai shtoi se asnjë proces nuk mund ta ndryshojë historinë e një populli që luftoi për të jetuar i lirë në tokën e të parëve. “Kosova është e lirë, sepse dikush pati guximin të luftojë”, përfundoi ish-trajneri i Partizanit.

Mbështetje për UÇK-në kanë shprehur edhe futbollistë të Kombëtares, mes të cilëve Rey Manaj, Ylber Ramadani dhe Elseid Hysaj.


të fundit

Zelensky konfirmon goditjen ndaj urës së Krimesë: Operacioni ishte përgjigje ndaj sulmeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina ka ndërmarrë një sulm ndaj urës strategjike që lidh gadishullin e Krimesë…

1 minute ago

Greqi, 53 vite nga kryengritja e Politeknikumit/ Mijëra forca policie angazhohen për marshimin drejt ambasadës amerikane

Kulmohen sot festimet treditore në Greqi në 53 vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër juntës ushtarake. [...]Read More...

2 minutes ago

Sinjal alarmi nga Anglia, Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United që në janar

E ardhmja e Bruno Fernandesit duket gjithnjë e më larg Manchester Unitedit, pasi mesfushori portugez ka refuzuar ofertën e dytë…

2 minutes ago

O shpirt, o bir/ Trupi i shefit të Krimeve të Vlorës mbërrin në Policinë e Fierit, familjarët dhe kolegët e nderojnë mes lotësh

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë…

8 minutes ago

Brajan Gruda, protagonist i Gjermanisë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Shqiptarit Brajan Gruda i kanë mjaftuar dy ndeshje për t’u shndërruar në yll të madh të Kombëtares së Gjermanisë. Gruda…

8 minutes ago

Piktura e Yayoi Kusamës arrin 14.7 milionë dollarë dhe thyen rekordin në ankand

Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…

12 minutes ago