Në momentet e para që Manchester United nisi të interesohej për shërbimet e Casemiros, nga Spanja u shpërnda lajmi Reali nuk e diskuton largimin e brazilianit.
Mirëpo, së fundmi Marca raporton se është paga e lartë e lojtarit që mund të përbëjë një arsye për të lënë Casemiron të largohet nga “Bernabeu”.
Gjithashtu ardhja e Tchouamenit ka shtuar konkurencën në repartin e mesfushës dhe mund të prodhojë ndonjë largim.
Braziliani është një nga shtyllat e mesfushës së Ancelotti, së bashku me Kroos dhe Modric dhe për momentin duket shumë e vështirë që të realizohet një operacion i tillë.
United është i gatshëm të ofrojë 50-60 milion euro për një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në botë./albeu.com