Presin Teutën në shtëpi, Partizani nxjerr në shitje biletat

Partizani do të nisë vitin 2024 në shtëpi, teksa do të luajë ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. Takim i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores dhe ku demat do të tentojnë vetëm fitoren.

Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme dhe për këtë sfidë, demat kanë nxjerrë në shitje biletat. Ndërkohë gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre.

“➡️NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

⚽FK PARTIZANI – KF TEUTA

️E SHTUNË 13 JANAR ⏰ 17:00

“ARENA E DEMAVE”

️Ju njoftojmë se për takimin ndaj Teutës çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:

Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë

Biletat në Tribunën përballë:

E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë

Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë

Biletat mund ti siguroni nga dita e premte online ➡️ https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit️ “Selman Stërmasi” ⏰️ 10:00 – 18:00.

Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë ️ stadiumit “Arena e Demave”.

#përjetmetypartizan”, ka shkruar klubi kryeqytetas.


Shtuar 12.01.2024 15:39