Everton dhe Nottingham Forrest janë referuar në një komision të pavarur lidhur me dyshimet për thyerje të rregullave financiare të Ligës Premier.
Të dy klubet u akuzuan sot (e hënë) se kanë shkelur rregulloren financiare të ligës dhe udhëzime të reja tashmë janë dhënë në mënyrë që këto thyerje të rregullave të dënohen në të njëjtin sezon kur u parashtrua akuza.
Rregullat e Ligës Premier thonë se klubet janë të lejuara që të humbasin një maksimum prej 105 milionë ose 35 milionë eurosh në sezon për një periudhë trevjeçare.
Everton tashmë është në proces të apelimit kundër vendimit që u mor më herët për zbritjen e dhjetë pikëve, si pasojë e shkeljes së rregullave në sezonin 2021/2022.
Udhëzimet thonë që Everton dhe Forest tani janë në rrezik për t’u dënuar me një gjobë të majme ose eventualisht zbritje të pikëve.
Të dy klubet tashmë kanë përgatitur dëshmitë e tyre dhe janë të vendosura që të japin argumente për të dëshmuar të kundërtën.
Forest aktualisht është në vendin e 15-të në tabelën e Ligës Premier. katër pikë larg zonës së rrezikshme.
Everton në anën tjetër është i 17-ti, me një pikë më shumë se Luton Town në vendin e 18-të, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë./Telegrafi/
???????? BREAKING: Premier League charges Nottingham Forest and Everton with breaching financial rules.
Clubs facing points deductions charged by Premier League with breaching profit & sustainability rules.
Second charge this season for Everton, docked 10 points in November. pic.twitter.com/7j1VVJtqsq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2024