Prapaskena/ Jo vetëm Vinicius Jr., shtatë futbollistë të Real-it kishin kundërshtuar Xabi Alonso-n

Për Álvaro Arbeloa etapa e re në Madrid nuk është aspak e lehtë. Ish-mbrojtësi trashëgon një ekip, i cili prej kohësh kishte humbur kontrollin ndërsa detyra e tij e parë do të jetë që të rikthejë harmoninë në “Santiago Bernabéu”.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll Bruno Alemany janë plot shtatë futbollistë, të cilët kishin kundërshtuar trajnerin në muajt e fundit.

“Shtatë lojtarë kanë kundërshtuar direkt ose nëpërmjet palëve të treta vendimet e trajnerit. Unë nuk mund të përmend emra, por përveç lojtarëve edhe Florentino Perez dukshëm nuk ishte i kënaqur nga mënyra se si drejtoi Alonso skuadrën”, tha Bruno Alemany, i cili pohoi se ky informacion i kishte ardhur nga njëri prej pjestarëve të stafit të trajnerëve.


Shtuar 14.01.2026 11:22