Pranë kalimit te Juventus, Edon Zhegrova: Erdhi momenti, kam dhënë shumë për Lille

Edon Zhegrova është një nga futbollistët që Juventus i ka në listën e ngushtë të merkatos.

Sulmuesi dardan zhvilloi një sezon impresionues me Lille në Francë duke shënuar 12 gola e 10 asiste në të gjitha garat.

I pyetur në lidhje me të ardhmen, 25-vjeçari pranon se ka ardhur momenti për hapin e madh.

“Besoj se kam dhënë maksimumin tim me Lille dhe besoj se ka ardhur koha të transferohem në një klub të madh”, u shpreh shkurtimisht Zhegrova.

Juventus është gati për të dërguar ofertën prej 15 milionë eurove, aq sa çmimi i tij në treg.

Lille nuk pritet të bëjë rezistencë duke lejuar dardanin të realizojë një transferim ëndrrash.


Shtuar 31.05.2024 19:19