Pozicioni pakëndshëm për Dembele, gruaja e tij është nga Maroku

Një gjysmëfinale e Kupës së Botës është një punë e madhe për çdo futbollist. Por Ousmane Dembele do të gjendet në një pozicion mjaft të pakëndshëm mbrëmjen e së mërkurës, pas fitores së djeshme ndaj Anglisë (2-1). Ai do të pretendojë një vend në finalen e madhe të së dielës kundër Marokut, prej nga vjen bashkëshortja e tij.

Sulmuesi25-vjeçar i Barcelonës u martua një vit më parë me Rima Edbuse. Në fakt, dasma u zhvillua në Francë, duke respektuar të gjitha traditat marokene, me Dembelen, i cili është konvertuar në Islam, i veshur me veshjet e tyre tradicionale në ato pak foto dhe video të zbuluara.

Të lidhura

None found

Rima Edbouche ka lindur në një qytet në Marokun jugperëndimor, Douar Agbalou, ajo është 23 vjeç dhe u zhvendos me familjen e saj në Francë që në moshë të re.

Dembele: Gruaja e tij është nga Maroku

Në shtator Usman dhe Rima u bënë prindër, pasi sollën në jetë një vajzë. /G.D albeu.com/


Shtuar 11.12.2022 10:05