Rrallë na ka ndodhur të shohim ortierë që shënojnë gola, por kur ata dalin në sulm këtë gjë dinë ta mbajnë shpesh edhe më mirë se vetë sulmuesit.
🇭🇰 Love this! English goalkeeper Freddie Toomer scoring a 96th minute equaliser for HKFC against Resources Capital in the Hong Kong Premier League yesterday! #hkfootball pic.twitter.com/J7vjHJXg7x
— English Players Abroad (@EnglishAbroad1) February 6, 2023
Tomer në fakt është një portier i cili luan me Hong Kong Football Club në kampionatin e Hong Kongut. Qartësisht ka si profesion që të mbajë topin larg rrjetës, e jo të tentojë gjëra të tilla.
Por në ndeshjen ndaj Resources Capital FC, ai vendosi të dilte para në shtesën e sfidës për të tentuar një barazim, meqë ekipi i tij ishte në disavantazh.
Ky ishte vendimi i duhur për Tomer, i cili ia doli të shënonte golin e barazimit në minutën e 6 shtesë me një roveshatë që do ia kishte zili edhe një sulmues.