sport

Portieri Gabaski dhe shishja e tij e ujit bëhen viralë në internet (VIDEO)

Senegali fitoi për herë të parë në historinë e kombëtares trofeun prestigjioz të Kupës së Afrikës, pasi mposhti në finale Egjiptin, pas gjuajtjes së penalltive.

Padiskutim njeriu i ndeshjes është portieri i Egjiptit, Gabaski, i cili falë pritjeve që bëri gjatë ndeshjes u kthye në protagonistin kryesorë të kombëtares së tij. Fatkeqësisht gardiani egjiptian nuk mundi të dilte fitimtarë përballë futbollistëve të Senegalit që u treguan të saktë nga pika e bardh e penalltive.

Të lidhura

None found

Gjatë 120 minutave portieri Gabaski bëri plot 8 pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa në minutën e 7-të arriti të neutralizonte edhe gjuajtjen e Mane 11-metra larg tij.

Por videoja që po bën xhiron e rrjetit është momenti i gjuajtjes së penalltive nga skuadrat. Portieri i Egjiptit kishte vendosur të gjithë lojtarët e Senegalit që do gjuanin penalltinë, ngjitur në shishen e tij të ujit, ku para çdo penalltie shikonte pozicionin ku pritej të godisnin kundërshtarët e tij.

Një “kleçkë” kjo e cila për fatin e tij të keq nuk rezultoi fatsjellëse, sepse gardiani priti vetëm 1 penallti ndërsa futbollistët e Senegalit u treguan të “pamëshirshëm” përballë tij.

Gabaski e harroi shishen e tij në fushë pas përfundimit të sfidës dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale. Pas paraqitjes fantastike ai në fund të ndeshjes ndërroi edhe fanellat me Eduardo Mendy e Chelseat i cili e përgëzoi egjiptianin për ndeshjen e madhe që zhvilloi. /h.ll/albeu.com

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

16 minutes ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

16 minutes ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

17 minutes ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

17 minutes ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

17 minutes ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

18 minutes ago