Portierët tani më në fund do të duhet të ndjekin rregullën e ‘numërimit mbrapsht’ që do të ndryshojë futbollin përgjithmonë sipas një raportimi të ri.
Futbolli ka kaluar në një numër ndryshimi të rregullave gjatë viteve të fundit, teksa sistemi VAR u bë pjesë e pandashme e këtij sporti.
None found
Teksa ligjet e futbollit tashmë nënvizojnë se portierët duhet të godasin topin brenda gjashtë sekondave, aplikimi i këtij ligji nuk është respektuar ashtu siç tifozët do të dëshironin.
Tani mediumi anglez The Guardian ka raportuar se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka zyrtarizuar një numër të provave për të përmirësuar sjelljet e lojtarëve në fushë, në një takim të mbajtur në Loch Lomond.
Një nga provat do të jetë për të rritur numrin e sekondave që portieri lejohet të mbajë topin, nga gjashtë në tetë sekonda.
Mbi këtë, gjyqtarët do të ngrenë dorën lart pas pesë sekondave, duke i bërë me dije portierëve së duhet të godasin topin.
Raportimi shton se në rast se portierët nuk e respektojnë këtë afat kohor dhe e mbajnë topin ende në posedim pas tetë sekondave, dhurimi i një penalltie do të konsiderohet. /Telegrafi/
Aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit për dhurimin e organeve janë publikuar për debat publik në ueb-faqen e Ministrisë së…
Aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit për dhurimin e organeve janë publikuar për debat publik në ueb-faqen e Ministrisë së…
Jose Mourinho duket se e ka përcaktuar shpejt hierarkinë e skuadrës së tij te Real Madridi, duke vendosur pesë futbollistë…
Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka njoftuar fansat se koncerti i planifikuar për t’u mbajtur në Pogradec është shtyrë për…
Një familje britanike me tre fëmijë u detyrua të largohej me urgjencë nga një kamping në jugperëndim të Francës, pasi…
Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do…