Një shpërthim nga një mbeturinë e luftës në moshën 10-vjeçare i mori shikimin dhe njërin gisht Nevruz Bramos, por nuk arriti t’i shuante asnjëherë ëndrrën dhe shpirtin e tij të pathyeshëm.
Që në vitet e shkollës, kur dëshira për muzikën po lulëzonte, ai u ndesh me murin e paragjykimit. Pikërisht mungesa e një gishti u konsiderua si një pengesë e pakapërcyeshme dhe iu mohua mundësia për t’iu përkushtuar zyrtarisht klarinetës, me justifikimin se asnjëherë nuk do të mund ta zotëronte atë.
None found
Megjithatë, Nevruzi nuk u dorëzua. I vendosur për të provuar të kundërtën, ai filloi të merrte fshehurazi instrumentin që të tjerët e braktisnin dhe, në mënyrë autodidakte, nisi ta mësonte derisa e shndërroi atë fillimisht në një pasion e më pas në profesionin e tij.
“Mua më ndodhi një aksident në fëmijëri me një mbeturinë nga Lufta e Dytë Botërore, nuk kam lindur i verbër. Pas kësaj, vazhdova Institutin e të Verbërve në Tiranë. Aty, në 8-vjeçare, mësova fizarmonikën, por kur u bë fjalë për klarinetën, nuk më lejuan për shkak të difektit. Kjo më mërziti thellë. Të tjerët e linin pas dore, unë e merrja tinëz dhe ushtroja. Më pëlqeu pa masë. Përfundova pastaj edhe shkollën e mesme të muzikës. Është një mrekulli e vërtetë. Kur i bie një instrumenti, vibracioni të përshkon krejt, është një ndjesi e papërshkrueshme”, rrëfen ai.
Sot, tingujt që nxjerr nga klarineta e tij janë prova më prekëse se përballë vullnetit të hekurt, çdo kufizim trupor bëhet i parëndësishëm. Me shembullin e tij, Nevruz Bramo përcjell një thirrje domethënëse për të gjithë personat me aftësi të kufizuara: të mos izolohen, të sfidojnë paragjykimet dhe të mos heqin dorë nga e drejta për ta jetuar jetën sipas dëshirave të tyre.
“Shikojini të gjithë këtu, janë artistë të mrekullueshëm. Mesazhi im është që ta jetojnë jetën si u vjen më natyrshëm, ta shijojnë çdo moment. Nuk jemi veçse udhëtarë në këtë botë dhe si kalimtarë do të largohemi”, shton ai.
Historia emocionuese e Nevruz Bramos mori jetë gjatë një koncerti të veçantë në Kolonjë, të interpretuar tërësisht nga njerëz me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet nuk solli vetëm art e muzikë në skenë, por edhe dëshmi frymëzuese të individëve që kanë vendosur të mos përcaktohen nga kufizimet, por nga dashuria për jetën, talenti dhe puna e palodhur.
Një familje britanike me tre fëmijë u detyrua të largohej me urgjencë nga një kamping në jugperëndim të Francës, pasi…
Komandati i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet…
Darwin Nunez duket se është pranë largimit nga Arabia Saudite vetëm një vit pasi iu bashkua Al-Hilalit. Sipas The Athletic,…
Besohet gjerësisht se çiftet me jetën seksuale më aktive janë gjithashtu më të dashuruarit. Megjithatë, një analizë e re shkencore…
Shefi i policisë së drejtuar nga Hamasi në veri të Rripit të Gazës, gjeneral brigade Abdel-Nasser al-Tarawneh, është vrarë në…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…