FIFA ka njoftuar një rregull të ri që synon të luftojë humbjen e qëllimshme të kohës dhe të rrisë minutazhin real të lojës.
Presidenti i Komisionit të Arbitrimit, Pierluigi Collina, bëri të ditur se çdo lojtar i dëmtuar që kërkon ndërhyrjen e stafit mjekësor do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për dy minuta.
None found
Collina sqaroi se ky rregull do të zbatohet në të gjitha rastet, përveç kur lojtari i ekipit kundërshtar merr karton të verdhë ose përjashtohet nga loja.
Për portierët, rregulli nuk do të aplikohet, duke marrë parasysh rolin e tyre specifik dhe ndikimin që do të kishte mungesa e tyre.
Qëllimi i FIFA-s është të dekurajojë dëmtimet e simuluara ose vonesat e panevojshme, duke detyruar ekipin e lojtarit të dëmtuar të luajë dy minuta në inferioritet numerik nëse ndërprerja kërkon trajtim mjekësor brenda fushës.
Rregulla e re do të testohet fillimisht në Kupën Arabe 2025, e cila zhvillohet në Katar nga 1 deri më 18 dhjetor.
Nëse rezulton efektive, FIFA nuk përjashton mundësinë që ajo të zgjerohet edhe në kompeticione shumë më të rëndësishme, përfshirë Kupën e Botës të verës së ardhshme.
Një ndryshim që pritet të ngjallë diskutime, por që synon të sjellë më shumë lojë reale dhe më pak taktika vonuese.
Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, po i shkakton dhimbje koke të vërteta skuadrës së tij Atletico Madrid këtë verë, duke kërkuar…
Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen shpejt në Greqi. Madje, siç raporton Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, 75 raste të…
Florin BratuPasi e nisën Abissnet Superiore pa shumë “zjarrë”, barazimi 0 – 0 ndaj Teutës në stadiumin e Vorës, aty…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se prania e sotme në seancën e kuvendit të përfaqësuesve të Ambasadës së…
Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë zonën pranë fshatit Tërbuq në Gjirokastër, duke rrezikuar të përhapet drejt zonave…
Mbreti Harald i Norvegjisë sfidoi traditën mbretërore për dashurinë e tij ndaj Sonja Haraldsen, duke pritur nëntë vite për të…