Pas Portugalisë, Polonia ka arritur gjithashtu të presë një biletë për Katar 2022 duke mposhtur Suedinë me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola por suedezët u treguan disa herë të rrezikshëm.
Pjesa e dytë nisi ndryshe pasi Lewandowski shënoi me anë të 11 metërshit në minutën e 49-të, duke i dhënë avantazhin polakëve.
Një pjesë e dytë intensive ku solli edhe golin e sigurisë për Poloninë. Zielinski përfiton nga një gabim i mbrojtjes duke kapur topin dhe duke shpërthyer me një shpejtësi brilante, dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.
Polonia është ekipi i radhës pas Portugalisë që merr biletën për në Kupën e Botës./ h.ll/albeu.com