Categories: kosovë

Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për 16 shtatorin, mund të ketë bllokime të përkohshme rrugësh

Policia e Kosovës ka përgatitur një plan të posaçëm sigurie për zhvillimet e pritshme më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet vendimi përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Të lidhura

None found

Plani është diskutuar dhe bashkërenduar me KFOR-in, EULEX-in, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Zyrën e Bashkimit Evropian dhe OSBE-në. Në varësi të aktiviteteve që mund të zhvillohen, autoritetet paralajmërojnë se qarkullimi në disa rrugë mund të kufizohet ose të ndërpritet përkohësisht.

Policia u ka kërkuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të ndihmojnë që çdo aktivitet të zhvillohet në mënyrë të qetë e pa incidente.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë lidhur me aktivitetet dhe zhvillimet që pritet të ndodhin më 16 shtator.

Prishtinë, 14 shtator 2026

Duke marrë parasysh zhvillimet e paralajmëruara për 16 shtatorin, kur pritet verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Policia e Kosovës ka aktivizuar masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe zhvillimin normal të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.

Në përputhje me praktikat e vendosura më herët, menaxhmenti i Policisë së Kosovës zhvillon takime informuese dhe koordinuese me drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale sa herë që priten ngjarje, tubime ose zhvillime të rëndësishme publike. Për ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit, këto takime zhvillohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së dhe OSBE-së. Një takim i tillë u zhvillua sot në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së, ku u paraqitën plani i sigurisë dhe angazhimet policore për zhvillimet e lidhura me 16 shtatorin.

Në bazë të detyrave zyrtare dhe legjislacionit në fuqi, Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Njësi të ndryshme policore do të angazhohen për të siguruar që aktivitetet dhe zhvillimet e mundshme të përfundojnë të qeta dhe pa incidente. Nëse rrethanat e kërkojnë, në rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet mund të vendosen kufizime ose të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit. Për këtë arsye, janë parashikuar edhe patrulla të njësive të trafikut, të cilat mund të bëjnë orientimin e automjeteve drejt rrugëve alternative.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve t’u përmbahen udhëzimeve të zyrtarëve policorë, të veprojnë me kujdes dhe të kontribuojnë për zhvillimin e sigurt e paqësor të aktiviteteve. Planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë, veçanërisht në rastet kur priten ngjarje, aktivitete ose grumbullime të mëdha qytetarësh, përfshirë hartimin dhe zbatimin e planeve policore, janë procedura të rregullta që synojnë garantimin e sigurisë së përgjithshme.

Policia e Kosovës i falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Siguria e tyre dhe zhvillimi normal i aktiviteteve mbeten ndër prioritetet e PK-së. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend.

të fundit

Trump urges Ukraine to stop striking Russian oil facilities

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të…

21 seconds ago

Vandalism targets Charlie Kirk statue in Phoenix, perpetrators still unidentified

Një statujë e aktivistit të krahut të djathtë, Charlie Kirk, është vandalizuar në selinë e organizatës Turning Point USA në…

45 seconds ago

AGSH appeals GJKKO regulation to Constitutional Court, Myzyraj and Lala oppose restrictions on journalists

Asocacioni i Gazetarëve Shqiptarë, AGSH ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së. Kryetari i AGSH-së Isa Myzyraj, duke folur…

1 minute ago

Rrëfimi tronditës i infermieres shtatzënë: humbi foshnjën gjatë rrugës nga Ohri në Shkup, ndërsa kërkonte ndihmë

Infermierja Ljubica Shavreska ka ndarë publikisht përvojën e saj të dhimbshme dhe traumatike nëpër labirintet e sistemit shëndetësor maqedonas, e…

2 minutes ago

CDU leads municipal elections in Lower Saxony, AfD rises to third place

CDU-ja ka dalë forca më e madhe politike në zgjedhjet komunale të zhvilluara në landin gjerman të Saksonisë së Poshtme,…

2 minutes ago

Mickoski: Ulja e çmimeve të karburantit u ka kursyer qytetarëve mbi 250 mijë euro në ditë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë se sa do të…

4 minutes ago