Categories: kosovë

Protesta e sotme në Prishtinë, paralajmërohen kufizime në qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën që platforma qytetare “Liria ka Emër” do të zhvillojë sot në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Tubimi është planifikuar të nisë në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa motoja e protestës është “Jo në emrin tim”.

Sipas Policisë, forca dhe njësi të ndryshme do të angazhohen para, gjatë dhe pas protestës për të ruajtur rendin e qetësinë publike dhe për të siguruar zhvillimin normal të tubimit, transmeton “Bota sot”.

Pjesëmarrja në protestë dhe lëvizja e qytetarëve pritet të sjellin, duke nisur nga ora 15:00, kufizime apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Përkohësisht do të ndalohet qarkullimi në rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri”.

Policia ka bërë të ditur se, në varësi të situatës dhe kërkesave operative, mund të vendosen kufizime të përkohshme edhe në rrugë të tjera.

Për të orientuar dhe menaxhuar trafikun, do të angazhohen njësi patrulluese, të cilat do të ridrejtojnë automjetet në rrugë alternative nëse do të jetë e nevojshme.

Institucioni policor ka ritheksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre përmes tubimeve dhe protestave paqësore.

Ndërkohë, pjesëmarrësve u është kërkuar të zbatojnë ligjet dhe rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që protesta të përfundojë e qetë dhe pa incidente.

të fundit

Ernest Muçi zbulon ëndrrën për Liverpoolin: I kërkova Salahut të më rekomandojë

Ernest Muçi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe [...]Read More...

35 seconds ago

Liga e Kombeve sjell sot përballje të forta në programin e saj

Liga e Kombeve vazhdon sot me një program të pasur ndeshjesh, ku në fushë do të zbresin disa prej përfaqësueseve…

7 minutes ago

Foda pritet të ruajë formacionin bazë të Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…

18 minutes ago

Policia e Kosovës forcon masat e sigurisë për përballjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar…

19 minutes ago

Kosovo Police step up security measures for the Kosovo-Israel match

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…

22 minutes ago

Massive landslide in Italy leaves around 50 people and two social communities isolated

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…

22 minutes ago