Trajneri Xavi u ka dhënë fund përgatitjeve të Barcelonës para “Klasikes” kundër Realit sot pasdite në “Park Montjuiç”. Ndërkohë janë bashkuar në stërvitje një pjesë e të dëmtuarve të Barçës që kanë qënë të dëmtuar javëve të fundit.
Levandovski, De Jong dhe Rafinja kanë filluar stërvitjen me grupin, duke ngjallur interes dhe optimizëm në radhët e tifozëve Blaugranëve. Ata mungojnë prej javësh, por trajneri Xavi shpreson që ndonjëri të jetë gati për sfidën e sotme.
Shanset më të mëdha për rekuperim janë për Rafinjën, ndërkohë që tekniku i Barçës mendon dhe për rikuperimin e Levandovskit. Përfundimisht jashtë është Pedri, që do të humbasë “Klasiken” e katërt radhazi.
Diçka më pozitive duket situata në kampin madrilen para “Klasikes” së sotme. Duke mos llogaritur dyshen Militao-Courtois, të cilët nuk do të jenë gati deri në maj.
Alaba është kthyer nga dëmtimi dhe pritet ta nisë nga stoli ditën e sotme. Naço gjithashtu është gati pas uljes së dënimit. Ndërkohë të tjerët nuk kanë asnjë shqetësim.
Megjithatë, trajneri Karlo Ançeloti përballet me mungesa, ku bien në sy Dani Sebajos dhe Arda Gyler. Të dy nuk kanë mundur të rikuperohen në kohë.
Megjithatë, ata janë shqetësimi më i vogël për Ançelotin. Nga ana tjetër, një ndryshim që Ançeloti pritet të bëjë me formacionin është lënia e Kamavingës në stol./albeu.com

