Categories: sport

Pogradeci hap zyrtarisht punën për sezonin e ri, Gusho vendos objektivin: kthimi në “Abissnet Superiore”

Pogradeci nisi ditën e djeshme përgatitjet zyrtare për edicionin e ri futbollistik, ndërsa synimi i klubit mbetet i pandryshuar: ngjitja në elitën e futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.

Ky objektiv u theksua edhe nga administratori i skuadrës liqenore, Kopi Gusho, i cili foli para stafit teknik dhe futbollistëve.

Të lidhura

None found

“Këtë vit Pogradeci ka një objektiv madhor. Objektivi është vetëm një, futja e Pogradecit në Kategorinë Superiore. Rikthimin në mes të skuadrave më të mira, gjë që i takon këtij ekipi. Për këtë, stafi teknik ka përgatitur një program shumë ambicioz, të cilin jeni të detyruar ta zbatoni, pra po them të gjithë së bashku.

Nëse ne jemi korrektë me të gjithë këto kërkesa, do ta arrijmë objektivin që na ka vënë presidenti, t’ia shpërblejmë me ngjitjen në Kategorinë Superiore këtë vit. Falënderoj lojtarët e rinj që kanë ardhur, që pranuan të veshin fanellën e Pogradecit, e cila është një fanellë me emër në futbollin shqiptar”, tha Gusho.

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

3 minutes ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

7 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

9 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

9 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

15 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

26 minutes ago