Gjendja e Paul Pogbas duket e rënduar, pasi mesfushori francez nuk do të mund të luaj në katër vitet e ardhshme.
Në fund të shkurtit, Paul Pogba u skualifikua katër vjet për përdorim të substancave të ndaluara, pra deri në vitin 2027, duke pasur parasysh se skualifikimi filloi në vitin gushtin e vitit 2023.
Kanë kaluar disa javë nga sanksioni i vendosur nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që e pezulloi për përdorimin e substancave të ndaluara, por Paul Pogba rikthehet të flasë me rastin e ditëlindjes së tij.
Ylli francez ka thënë se kurrë nuk është rritur më shumë se këtë vit, duke iu referuar gjërave që i kanë ndodhur.
“Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.
Pogba më pas foli për prova të pashmangshme, duke përmendur çështjen e besimit.
“Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit”.
“Falënderimi qoftë i Zotit për të mirat, të këqijat, kohët e vështira dhe kohët e lehtësisë”, ka shkruar Pogba në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/
View this post on Instagram