Futbollisti francez Paul Pogba ka treguar se ai ka qenë objektiv i zhvatjes dhe kërcënimeve nga një bandë e organizuar.
Mesfushori i Juventusit dhe Francës dha një deklaratë përmes avokatëve të tij të dielën duke thënë se çështja ishte raportuar tek autoritetet, ndërsa policia franceze kishte hapur një hetim.
None found
Më herët, vëllai i Pogba, Mathias postoi video në internet duke premtuar se do të publikonte “zbulime të mëdha” për lojtarin. Mathias Pogba tha se informacioni ka të ngjarë të jetë “shpërthyes”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Ka kërcënime dhe përpjekje për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba”, thuhet në deklaratë.
“Organet kompetente në Itali dhe Francë janë informuar një muaj më parë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me hetimin në vazhdim”.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, Pogba u transferua te Juventusi si transferim i lirë këtë verë pasi u largua nga Manchester United.
Në videot e tij, Matthias Pogba tha se “e gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait të tij , dhe aq më tepër skuadra franceze dhe Juventusi, bashkëlojtarët e Pogba dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”. Ai tha se zbulimet do të përfshijnë edhe agjentin e Pogba, Rafaela Pimenta. /
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…