sport

Mathias Pogba akuzohet dhe arrestohet për komplot ndaj vëllait të tij Paul Pogba

Mathias Pogba është akuzuar dhe arrestuar për një komplot të dyshuar për të zhvatur para nga vëllai i tij Paul, mesfushori i Francës dhe Juventusit.

Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim zyrtar për zhvatje dhe shoqërim kriminal, thanë burime gjyqësore për agjencitë e lajmeve “Reuters” dhe “Agence France-Presse”.

Të lidhura

None found

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm.

Ai i tha transmetuesit francez “BFMTV”: “Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim”.

Mathias Pogba, 32 vjeç, ka pranuar se ishte pas një videoje që u shfaq në internet muajin e kaluar duke premtuar “zbulime” për mesfushorin 29-vjeçar të Juventusit.

Prokurorët francezë hapën një hetim gjyqësor në fillim të këtij muaji pasi ish-lojtari i Manchester United, Paul tha se ai ishte objektivi i zhvatjes dhe kërcënimeve nga një bandë e organizuar.

Ai paraqiti një ankesë te prokurorët e Torinos më 16 korrik duke pretenduar se ishte objektivi i një komploti shantazhi prej 13 milionë eurosh (11.29 milionë £).

Një fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, Pogba u transferua te Juventusi si transferim i lirë këtë verë pasi u largua nga Manchester United./ h.ll/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago