Pogba i hapur për rinovim me Man United, por nëse bëhet më i paguari në skuadër

Sipas L’Equipe , mesfushori francez është ende i hapur për të rinovuar kontratën me Manchester United e cila përfundon në qershor.

Por për këtë ai vendos një kusht shumë të ashpër. Do të jetë lojtari më i paguar në skuadër. Cristiano fiton 560,000 bruto në javë, ndërsa Pogba tani është në 338,000.

Nuk dihet nëse ky është një pretekst që ai të mbetet lojtar i lirë, për t’iu bashkuar Real Madridit, apo vërtet mesfushori dëshiron të qëndrojë te United.

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” për shkak të një merkatoje vere të “rëndë” dhe një numri të konsiderueshëm lojtarësh me paga të larta klubi ka probleme me financat, kështu që ky kusht i Pogba duket praktikisht i pamundur. r.t/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 15:19