Pogba është rikthyer, po Ronaldo?

Paul Pogba, futbollisti i Manchester United, është rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të mund të rikthehet në fushë në fillim të shkurtit.

Mesfushori francez, i cili është jashtë fushës që prej muajit nëntor për shkak të një dëmtimi të muskujve, u stërvit për herë të parë me shokët e tij të hënën dhe trajneri i tij, Ralf Rangnick , ka vendosur synimin për rikthimin e tij në fillim të shkurtit.

“Ai tashmë ka treguar llojin e lojtarit që është”

“Pogba u rikthye në stërvitje këtë të hënë. Ai tashmë ka treguar llojin e lojtarit që është. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet këtë javë, por shpresojmë që pas pushimit, kur do të luajmë me Middlesbrough në Kupë dhe më pas kundër Burnley, në dispozicion”, tha gjermani.

Rangnick siguroi gjithashtu se Cristiano Ronaldo do të jetë në gjendje të luajë kundër Brentford këtë të mërkurë pasi humbi dy ndeshjet e fundit për shkak të shqetësimit muskulor. /albeu.com/

Shtuar 18.01.2022 20:48

Tags: ,