Pogba është i gatshëm të qëndrojë me Manchester United vetëm me një kusht

Mesfushorit të Manchester United-it i skadon kontrata në qershor 2022 dhe është një nga ata lojtarë që mund të ndezë tregun e transferimeve nëse vendos të mos rinovojë.

Negociatat me ‘Djajtë e Kuq’, për momentin janë në bllokim, por drejtuesit mund të luajnë një kartë fituese. Sipas ‘The Sun’, Pogba do të kishte hapur mundësinë për të vazhduar aventurën e tij në Angli, me kusht që Ralf Rangnick të mbetet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Dhe gazeta angleze saktëson se kjo është një mundësi mjaft konkrete, pasi United ka ndërprerë kërkimin për një trajner të ri pasi i ka lënë përshtypje të favorshme (si edhe vetë Pogba) puna e ish-trajnerit të Leipzig./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 14:58