Pochetino do të jetë trajneri i Kombëtares së SHBA

Mauricio Pochetino thuhet se ka pranuar detyrën e komisarit teknik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse asgjë nuk është zyrtare mësohet se argjentinasi ndihet gati për të përgatitur kombëtaren e futbollit të njërit prej tre vendeve, të cilat do të organizojnë Kupën e Botës më 2026-ën.

Mësohet se trajneri do të firmosë kontratën e re gjatë kësaj jave.


Shtuar 15.08.2024 11:25

Tags: ,